Google ADS

Lionel Messi: Më mungon Cristiano Ronaldo në Spanjë

17:50 | 29 Mars 2019
Arbresh Info

Tifozëve të futbollit tashmë iu mungon të shikojnë betejën në El Clasico mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

La Liga thjeshtë nuk ka qenë më e njëjtë qysh pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona tashmë ka bërë një hap të madh drejtë titullit, ndërsa Messi është me 11 gola të pastra në avantazh për trofeun “Pichichi”.

Sigurisht, dyshja ka gjasa të takohen në Ligë t Kampionëve për shkak se edhe Barcelona edhe Juventusi kanë kaluar në çerekfinale, ndonëse ata nuk mund të përballen tani me njëri-tjetrin deri në finale.

Edhe pse kjo do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, nuk është më njëjtë sikur përballja e Messit dhe Ronaldos kokë me kokë me Barçën dhe Realin.

Por, duket se kjo nuk i ka munguar vetëm tifozëve.

Lionel Messi ka pranuar se atij i mungon Ronaldo në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

“Më mungon Cristiano në Spanjë. Ishte shumë mirë me të, megjithëse ishte e vështirë për të parë atë duke ngritur tituj. Do të ishte mirë sikur të ishte ende aty”, ka thënë Messi në një intervistë për radion argjentinase Radio 94.7 Club Octubre.

Messi ka folur gjithashtu rreth përballjes së mundshme me Ronaldon dhe Juven në finale të Ligës së Kampionëve në Madrid më 1 qershor.

“Kam shumë respekt për Juventusin. Ata janë një skuadër e mrekullueshme dhe madje edhe më shumë me Cristianon. Shpresojmë të shkojmë në finale dhe pas asaj të ndodhë çfarë të ndodhë”, shtoi Messi.

Pa Ronaldon, Real Madridi ka ndryshuar dy trajner dhe qëndron me 12 pikë prapa Barcelonës në ligë.

Ata janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, hat-tricku nga Ronaldo kundër Atleticos e dërgoi Juven në çerekfinale të këtij kompeticioni./arbresh.info/

Të ngjashme