CIES së fundmi ka publikuar një listë të lojtarëve më të vlefshëm në secilin top klub evropian.
Në Itali është Paulo Dybala, i cili është edhe më i vlefshëm se bashkëlojtari i tij te Juventusi – Cristiano Ronaldo për shkak se edhe faktori i moshës është llogaritur, transmeton portali arbresh.info.
Në Spanjë, Courtois është lojtari më i vlefshëm i Real Madridit, ndërsa më i shtrenjti është Lionel Messi si top lojtari i Barcelonës.
Në ligën e Francës, Kylian Mbappe ka lënë pas bashkëlojtarin e tij te PSG, Neymarin, për shkak se talenti i ri francez vlen 228 milionë euro dhe është lojtari më i shtrenjtë në botë sipas statistikave nga CIES.
Sa i përket Premierë Ligës, Harry Kane i Tottenhamit është lojtari më i vlefshëm në ligën angleze dhe vlera e tij është 198 milionë euro, pak më e madhe se e lojtarëve si Sterling dhe Salah./arbresh.info/
Çmimi i Lionel Messit sipas CIES: 171 milionë euro
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra