Lionel Messi me hat-trick dërgon Argjentinën në Kampionatin Botëror

08:16 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Uruguai, Argjentina dhe Kolumbia janë kualifikuar në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm pas xhiros së fundit të ndeshjeve në Amerikën Jugore ku Peru siguroi një vend në play-off kundër Zelandës së re ndërsa Kili u eliminua plotësisht.

Brazil ishte me fat mjaftueshëm duke iu shmangur shumicës së dramës, pas kualifikimit si fitues i grupit, por kishte ende kohë për të mësuar se kush do t’iu bashkohet atyre në Rusi vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Argjentina, finaliste tri vite më parë por jashtë katër pozitave kualifikues para ndeshjes kundër Ekuadorit, pranoi një gol në minutën e parë por një hat-trick nga Lionel Messi i siguroi skuadrës së tij kualifikimin automatik.

“Fatmirësisht, ne reaguam me shpejtësi pasi shënoi Ekuadori”, tha Messi pas festës në Quito që erdhi si pasojë e fitores 3 me 1 të Argjentinës. “Falë Zotit, ne përmbushëm qëllimin tonë”

Uruguai gjithashtu ishte në disavantazh ndaj Bolivias pas një autogoli nga Gaston Silva në minutën e 24′, por ata përmbysën rezultatin me dy gola gjatë dy pjesëve duke përfunduar në pozitën e dytë të grupit prej 10 skuadrave prapa fituesit të pesëfishtë të Kampionatit Botëror, Brazilit.

Peru, e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve nën udhëheqjen e trajnerit argjentinas Ricardo Gareca, dështoi për të siguruar kualifikimin automatik por do të jetë në play-off kundër Zelandës së Re.

Brazili kishte siguruar kualifikimin më parë para ndeshjes kundër Kilit në Sao Paulo, por fitorja në shtëpi me rezultat 3 me 0 bëri që vizitorët të humbin pozitë duke dështuar madje kualifikimin në play-off./arbresh.info/

Të ngjashme