Lionel Messi ka dhënë shumë për Barcelonën në 17 vitet e tij në klub dhe raportet sugjerojnë që ai ka një ndikim në bisedimet për transferime.
Është e kuptueshme në shumë mënyra duke marrë parasysh statusin e tij në Camp Nou, ku ka shënuar 527 gola brenda 609 paraqitje ndërkohë që ka fituar thuajse çdo çmim të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Por, derisa është afër për të mbushur 31 vite, ai padyshim se dëshiron të shoh Barcelonën duke qëndruar kompetitive dhe të sigurohet se mund të vazhdojë të fitojë trofe deri në përfundim të karrierës së tij.
Transferimi i Philippe Coutinhos në fillim të javës ka qenë një shtytje e madhe, por sipas ‘Don Balon’, ai nuk favorizon edhe transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Thuhet që ikona e Argjentinës e sheh transferimin e tij si të “panevojshëm” duke u arsyetuar se Barcelona tani ka në front yjet se Luis Suarez, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Andres Iniesta të cilët mund të luajnë në role të avancuara duke mos përmendur këtu lojtarët tjerë si Gerard Deulofeu.
100 milionë euro janë të nevojshme për transferimin e Griezmannit, të paktën kështu thonë raportet, gjë që edhe vërtetohet duke marrë parasysh klauzolën e insertuar në kontratën e tij, por ky do të ishte një shpenzim i tepërt nga gjiganti katalunas.
Ndërkohë, gazeta e lartpërmendur shton se Messi nuk dëshiron që Arda Turan të jetë më në klub derisa shumë bashkëlojtarët të tij tashmë nuk janë duke folur me sulmuesin turk./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?