Mjeshtri i Barcelonës ishte në formën e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen që katalunasit shkatërruan plotësisht Celta Vigon.
Philippe Coutinho, i cili finalizoi transferimin e shumëpritur te Barcelona këtë javë për 160 milionë euro, është përfundimisht në një shkollë të madhe, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse Coutinho shijoi një kohë të mrekullueshme te Liverpooli duke u kthyer në njërën nga mesfushorët më të mirë në botë, në Barcelonë ai mund të fillojë edhe të fitoj trofe.
Barcelona shkatërroi plotësisht mbrëmjen e kaluar Celta Vigon në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të 1/8-së në Kupë të Mbretit duke fituar 5 me 0 (rezultati i përgjithshëm 6:1) për të vazhduar tutje.
Në mënyrë aspak befasuese, Lionel Messi ishte në humor të mirë duke shënuar dy herë brenda dy minutave ende pa u bërë 20 minuta lojë. Por, asistimi i Messit në golin e realizuar nga Jordi Alba ka bërë të gjithë të flasin për të.
Pasi mori topin nga mesfusha e Celtas, argjentinasi krijoi një super asistim të menduar mjaftë mirë.
Coutinho, i cili ishte duke shikuar për herë të parë nga tribunat, është parë duke lëpirë buzët e tij./arbresh.info/
Shikoni këto dy momente më poshtë:
https://twitter.com/_sentimentcule_/status/951571236076834816
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...