Google ADS

Lionel Messi kërkon një super lojtar para kontratës së re

09:52 | 18 Gusht 2017
Arbresh Info

Lionel Messi nuk ka nënshkruar ende kontratë të re te Barcelona pavarësisht se klubi ka njoftuar se ai e nënshkroi atë në muajin korrik.

Bazuar në raportet në Spanjë, Messi dëshiron që klubi të nënshkruaj me një lojtar të madh para se të vendos lapsin në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.

Mendohej që Messi nënshkroi marrëveshje të re në muajin korrik por në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga klubi duket që ata janë duke kërkuar nënshkrimin e tij. Në deklaratë, ku janë fjalët nga sekretari teknik Robert Fernandez, shpjegohet që klubi do të ishte i befasuar nëse kjo nuk arrihet.

“Është diskutuar dhe vetëm nënshkrimi mungon. Do të jetë befasi nëse nuk arrihet kjo”, shpjegoi ai.

Kjo sigurisht do t’i shqetësojë tifozët e Barcelonës pas shkatërrimit në duart e Real Madridit në Superkupë.

Neymar është larguar gjithashtu nga Camp Nou për transferim te Paris Saint Germaini këtë verë, por marrëveshja me Lionel Messin duket të jetë një tjetër shqetësim tani për gjigantin katalunas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme