Lionel Messi ka parë mjaftueshëm nga bashkëlojtari i tij në Barcelonë, Lucas Digne, për të vendosur nëse mendon se duhet të shitet.
Francezi ka arritur në Camp Nou në vitin 2016 pas një sezoni impresiv te Roma ku ishte startues gjatë sezonit 2015/16 në formë huazimi nga Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. Forma e tij atë vit i hapi rrugën për transferim te Barcelona, por ai ka bërë vetëm 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, ndërsa deri tani vetëm 14.
Ka qenë një fillim mjaftë i vështirë për të te gjiganti katalunas dhe sipas një raporti nga ‘Diario Gol’, Messi beson që Barcelona mund të jetojë edhe në mungesë të tij dhe dëshiron që ai të largohet nga klubi.
Sipas raportit, thuhet se pamundësia për tu përshtatur me Jordin Alban është arsyeja kryesore pse Lionel Messi është i frustruar me të, ndërkohë që edhe Nelson Semedo është kritikuar.
Bazuar në përpjekjet e tij në ndeshjen e fituar të dielën kundër Alavas, është e qartë se nuk bënë ndonjë dallim në skuadër derisa Messi vazhdon të udhëheq Barcelonën drejt trofeve madhështor këtë sezon ku ata vazhdojnë të jenë favorit për titull në La Liga./arbresh.info/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...