Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona të transferoj katër lojtarë pas fitores historike ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.
Lionel Messi shënoi golin e tij të 500-të për Barcelonën duke i ndihmuar skuadrës së Luis Enriques të fitoj me rezultat 3 me 2 ‘El Clasicon’ e së dielës, transmeton portali arbresh.info. Messi shënoi dy herë kundër Real Madridit dhe festoi fitoren duke hequr fanellën për të drejtuar emrin e tij drejt turmës në ‘Santiago Bernabeu’.
Kontrata aktuale e Messit skadon në vitin 2018, por ai ka vendosur të nënshkruaj një marrëveshje të re para përfundimit të sezonit, dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Messi ka kërkuar nga Barcelona të siguroj transferimin e katër lojtarëve gjatë verës.
Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO/VIDEO)
29-vjeçari dëshiron një qendërmbrojtës të ri pasi Sergi Roberto ka pasur vështirësi këtë sezon si një mbrojtës qendror. Ai gjithashtu dëshiron një zëvendësues të Xavit pasi Andres Iniesta ka nevojë për një bashkëlojtarë kreativ në mesfushë.
Barcelona është gjithashtu duke kërkuar transferimin e një tjetër sulmuesi për t’i ndihmuar treshes në front, Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit, që t’ua lehtësoj presionin.
Gjiganti katalunas mund të shkarkoj gjashtë lojtar për të siguruar shënjestrat derisa Paco Alcacer dhe Andre Gomes thuhet se do të largohen gjatë verës. Jeremy Mathieu, Aleix Vidal, Javier Mascherano dhe Ivan Rakitic mund të largohen gjithashtu nga klubi para fillimit të sezonit të ri.
Trajneri Luis Enrique tashmë ka njoftuar se do të largohet në fund të edicionit aktual./arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit