Lionel Messi raportohet se i ka shtruar tri kërkesa tek Barcelona si kusht për të vazhduar qëndrimin në klub derisa një numër i madh skuadrash nga Super Liga e Kinës janë të interesuar për sulmuesin.
Messi shpëtoi sërish Barcelonën duke i siguruar fitore me golin e shënuar ndaj Atleticos për 2 me 1 të dielën, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht se ka shënuar 35 gola brenda 35 ndeshjeve këtë edicion, e ardhmja e tij në ‘Nou Camp’ vazhdon të mbetet ende e pa qartë.
Kontrata e reprezentuesit argjentinas skadon verën e ardhshme dhe 29-vjeçari nuk ka nënshkruar ende vazhdimin e kontratës.
Gazetari spanjoll Eduardo Inda duke folur për ‘El Chiringuito TV’ pretendoi se Messi është i përgatitur të largohet nga Barcelona për tu transferuar në Kinë verën e ardhshme. Klubet nga Lindja e Largët janë të gatshme t’i ofrojnë pagë me vlerë 85 milionë funta në vit në mënyrë që ai të largohet nga Barcelona.
Megjithatë, Messi ka shtruar tri kërkesa për të parandaluar klubin që të humbas atë falas në vitin 2018.
Fituesi i tetë titujve në La Liga dëshiron që Luis Enrique të largohet në fund të sezonit. Edhe pse ka fituar tripletën në vitin 2015, Barcelona nuk është në rregull nën udhëheqjen e spanjollit dhe trajneri i Sevillas, Jorge Samaopli, thuhet të jetë pasardhësi i preferuar i tij nga Messi.
Lojtari thuhet gjithashtu se ka kërkuar nga drejtorët e klubit të shpenzojnë të hollat këtë verë./arbresh.info
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes