Pas tetë minutave në ndeshjen në Ligë të Kampionëve, superylli argjentinas filloi të kërkonte për diçka në çorapet e tij.
Lionel Messi është parë duke përtypur diçka që e kishte fshehur në çorapet e tij derisa po i afrohej një rekordi tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e tij të 100-të në të gjitha kompeticionet nga UEFA në fitoren 3 me 1 ndaj Olympiakos në Camp Nou dhe duket që sekreti i gjithë kësaj fshihej në çorapet e tij.
Pas vetëm 10 minutave në Camp Nou, Messi është kapur nga kamerat duke kërkuar për një tabletë në çorapet e tij.
Argjentinasi më pasi filloi ta përtypte atë para se t’i shtonte një tjetër rekord vetës.
Bazuar në raportet në Spanjë, Messi ishte duke ngrënë një tabletë glukoze për rritjen e energjisë.
Messi shënoi dy herë dhe krijoi një asistim për Lucas Dignen në këtë ndeshje./arbresh.info/
https://twitter.com/BestofFootball8/status/920898600435109888
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...