Lionel Messi: Kam menduar se Neymar do t’i bashkohej Real Madridit

16:39 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar se ka menduar që ish bashkëlojtari i tij Neymar do t’i bashkohej Real Madridit gjatë verës.

Ylli brazilian është përfolur shumë për largim gjatë verës nga Paris Saint Germaini teksa një numër i madh raportesh theksuan interesimin nga ish klubi i tij dhe Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Neymar iu bashkua parisienëve për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro nga “Blaugranët” gjatë verës së vitit 2017, por thuhej se lojtari nuk është i lumtur në kryeqytetin francez dhe ishte duke kërkuar rikthimin në futbollin spanjoll.

Megjithatë, pavarësisht se largimi i tij dukej i pashmangshëm dhe PSG madje deklaroi se do të konsiderojnë shitjen e tij, ai vazhdoi qëndrimin te skuadra e Thomas Tuchel edhe për këtë sezon.

“Ai me të vërtetë dëshironte transferimin e tij këtë verë, ne e dinim se ai dëshironte një ndryshim dhe dëshironte të largohej nga Parisi”, ka thënë Messi në një intervistë për Catalan Radio Rac 1.

“Besoja që Florentino [presidenti i Real Madrid] do të përpiqej për të nënshkruaj me të”

“Në fakt, unë kam menduar se çka nëse ne [Barcelona] nuk do të kishim mund të nënshkruajmë me të do ai do të shkonte më pas në Madrid”

Neymar i ishte bashkuar Barcelonës nga Santos në verën e vitit 2013 dhe shpenzoi katër vite në klub./arbresh.info/

Të ngjashme