Google ADS

Lionel Messi kalon falas në Man City?

13:49 | 5 Janar 2018
Arbresh Info

Lionel Messi mund të jetë në gjendje të largohet flas për shkak të një klauzole në kontratën e tij të re.

Reprezentuesi argjentinas nënshkroi marrëveshje të me liderin në La Liga gjatë muajit nëntor duke vazhduar qëndrimin në klub deri në qershor të vitit 2021, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata e re e Messit që i siguron atij 500 mijë funta në javë përfshin gjithashtu një klauzolë të lëshimit prej 700 milionë euro. Por bazuar në ‘El Mundo’, Messi nuk duhet të paguaj atë tarifë astronomike nëse Katalonia fiton pavarësinë.

Raporti pretendon që nëse Barcelona përjashtohet nga kampionati spanjoll dhe nuk mund t’i bashkohet Anglisë, Gjermanisë apo Francës, Messi do të jetë i lirë për largim nga Camp Nou.

Messi është kërkuar shumë për transferim te Manchester City ku mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij – Pep Guardiolan. Por në fillim të këtij sezoni, Guardiola insistoi që Manchester City ka shanse të vogla për të nënshkruar me 30 vjeçarin.

“Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka thënë fillimisht ai. “Messi nisi karrierën e tij aty dhe do ta përfundojë aty. Nëse do dëshironte të largohej, ai nuk do të nënshkruante kontratë”

/arbresh.info/

Të ngjashme