Vërshëllima e fundit në Romë të martën jo vetëm që shënoi kapitullimin e Barcelona-s në Champions League por edhe të Lionel Messi-t, i cili humbi topin 19 herë, gjeti kuadratin vetëm dy herë, dhe nuk arriti të shënonte në 180 minuta.
Pasi ishte një pjesë integrale ndaj Chelsea-t në 1/8-at, argjentinasi hyri në një fazë ku ka vuajtur gjithmonë, dhe ky faktor nuk është më thjesht një rastësi teksa ai u zhduk edhe njëherë në çerekfinale.
Për të katërtin vit radhazi, Messi nuk arrin të shënojë në ¼-at, ku përfshihet edhe ndeshja e 2015 ndaj PSG si dhe sfidat ndaj Atletico Madrid në 2014 dhe 2016, dhe në 2017 ndaj Juventus.
Në fakt, kur llogarit çdo ndeshje që Barelona është eliminuar që pas debutimit të argjentinasit, ai nuk ka shënuar në asnjë prej tyre.
Ka një paralele të qartë të rënies së Messi-t dhe klubit tët ij. Me vetëm një titull në shtatë vitet e fundit, katalanasit nuk po arrijnë suksese ndërkombëtare edhe pse lojtarët e mëdhenj nuk kanë munguar.
Liverpool (06-07) 180’/0 gola
United (07-08) 152’/0 gola
Inter (09-10) 180’/0 gola
Chelsea (11-12) 180’/0 gola
Bayern (12-13) 90’/0 gola
Atlético (13-14) 180’/0 gola
Atlético (15-16) 180’/0 gola
Juventus (16-17) 180’/0 gola
Roma (17-18) 180’/0 gola
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...