Yjet e Barcelonës nuk janë të lumtur me presidentin e klubit Jose Maria Bartomeu për shkak të dështimit të skuadrës për ri-nënshkrimin me Neymarin.
Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar dëshiron të rikthehet në Barcelonë gjatë këtij afati kalimtar veror, transmeton portali arbresh.info. Por, ai duket se është i shqetësuar që dy klubet nuk do të jenë në gjendje për të arritur një marrëveshje.
Tani, gazeta spanjolle Marca raporton se anëtarët e zhveshtores në Camp Nou janë të pakënaqur me presidentin e klubit Bartomeu si pasojë e dy ofertave të dështuara deri tani.
Barcelonës i janë refuzuar dy oferta për superyllin dhe të dyja kanë qenë për huazimin e tij me opsionin për blerje.
PSG dëshiron para të gatshme për shkak se kanë në plan të shfrytëzojnë më pas ato fonde për nënshkrimin me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Derisa kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e afatit kalimtar për klubet evropiane, Bartomeu ka një punë të vështirë para vetës ndonëse PSG dëshiron të shes lojtarin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas ka një raport jo të mirë me PSG-në si pasojë e marrëveshjes së vitit 2017 kur ata rrëmbyen Neymarin në Francë. Pavarësisht se iu ka thënë lojtarëve të tij se do të bëjë gjithçka në fuqitë e tij për nënshkrimin me Neymar, Bartomeu nuk është më i dashur për skuadrën pas dy ofertave të dështuara.
Lionel Messi raportohet të jetë i pakënaqur me situatën dhe dëshiron që Neymar të transferohet.
Raporti nga Marca pretendon se Messi e sheh Neymarin si pjesë kryesore të shanseve të tyre për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës