“Lionel Messi i Turqisë” vëzhgohet nga Man United

19:14 | 7 Maj 2019
Arbresh Info

Manchester United ka dërguar vëzhgues për të shikuar “Messin e Turqisë”, Abdulkadir Omur.

Anësori 19-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar katër gola si dhe duke krijuar shtatë asistime për t’i ndihmuar skuadrës së Trabzonsporit të përfundojë në pozitën e katërt në tabelën e Superligës, transmeton portali arbresh.info.

Forma e tij ka ngjallur interesim te një numër i madh klubesh, përfshirë Liverpoolin dhe skuadrën franceze Lille.

Abdulkadir Omur njihet si “Messi i Turqisë”

Por, duket se United është në front të garës si dhe ka vëzhguar Omurin gjatë fitores 4 me 2 të së hënës ndaj Kayserisporit.

Besohet gjithashtu se United janë të interesuar edhe në shërbimet e bashkëlojtarit 22-vjeçar të Omurit, Yusuf Yazicit.

Mesfushori ka shënuar tri gola dhe ka krijuar dy të tjera gjatë këtij sezoni.

Ole Gunnar Solskjaeri pritet të transferojë të dy lojtarët derisa United synon të bëjë ndryshime të mëdha në klub./arbresh.info/

Të ngjashme