Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se kishte mbetur i tronditur nga një deklaratë e bërë nga Andres Iniesta për Real Madridin.
Barcelona vazhdoi dominimin në La Liga pas fitores së lehtë 3 me 0 ndaj Leganes pasditen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info. Luis Suarerz i dha fund formës së dobët para porte duke shënuar dy herë para se Paulinho të finalizonte gjithçka.
Kjo do të thotë që gjiganti katalunas tani qëndron 10 pikë para Real Madridit, i cili siguroi vetëm një pikë nga derbi pa gola 0 me 0 ndaj Atletico Madridit mbrëmjen e kaluar.
Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Iniesta mblodhi lojtarët para se të qante pas ndeshjes kundër Leganes. Barcelona supozohej se ka menduar gjithmonë që Real Madridi do të humbiste pikë kundër Atleticos në Wanda Metrpoliticano.
Por, gazeta e lartpërmendur beson që Iniesta ka paralajmëruar lojtarët duke i dhënë të mos krijojnë një vetëkënaqësi duke rrezikuar titullin për shkak të arrogancës, fjalim që ishte befasues për Lionel Messin, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë për të mposhtur Real Madridin muajin e ardhshëm në ‘El Clasico’.
Fitorja ndaj skuadrës së Zinedine Zidanes në Bernabeu do t’i ipte fund shpresave të ‘Los Blancos’ për të fituar ndonjë titull.
Megjithatë, Iniesta beson që Valencia mund të shfaqet si një kundërshtar i rrezikshëm. Djelmoshat e Marcelino Garcia Toralit kanë nisur në formë të shkëlqyer sezonin deri tani duke fituar tetë nga 11 ndeshjet e tyre të para./arbresh.info/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...