Sipas raporteve në Spanjë, Lionel Messi dëshiron që Barcelona të heq dorë nga mbrojtësi Douglas.
Douglas iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 por ka qenë një figurë e vogël në Camp Nou gjatë tri viteve të fundit duke bërë vetëm tetë paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Ai është konsideruar nga të gjithë si një dështak i transferuar dhe ka shpenzuar kohë si një i huazuar te Sporting Gijoni sezonin e kaluar dhe te Benfica këtë edicion.
Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, ditët e tij te Barcelona së shpejti mund të jenë të numëruara pasi Lionel Messi raportohet se ka kërkuar nga klubi që të heq dorë nga lojtari.
Thuhet se reprezentuesi argjentinas nuk e vlerëson atë si një qendërmbrojtës të duhur dhe dëshiron që ai të largohet në mënyrë që t’i jap hapësirë lojtarëve të tjerë.
Messi madje thuhet se është takuar me Ernesto Valverde dhe presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu për t’ia shprehur shqetësimin e tij./arbresh.info/
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...