Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka frikë që Cristiano Ronaldo do ta mposhtë atë në garën për Topin e Artë pas shortit që vendosi Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Real Madridi e di që fitorja kundër Bayern Munichut do të bëjë që ata të jenë pjesë e finales së katërt në Ligë të Kampionëve brenda pesë viteve, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo është rindezur te ‘Los Blancos’ duke shënuar 26 gola brenda 16 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet që nga vitit i ri.
33-vjeçari do të jetë favorit për të fituar Topin e Artë vonë gjatë këtij viti në rast se i siguron Real Madridit sërish titullin në Ligë të Kampionëve. Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Messi tani ka frikë që Ronaldo mund të fitoj sërish çmimin.
Shpresat e yllit të Barcelonës për të fituar atë çmim tashmë kanë pësuar një goditje madhështore.
Barcelonës iu shuan shpresat e tyre evropiane me humbjen nga AS Roma me rezultat 3 me 0 në mesjavë. Gazeta e lartpërmendur shton megjithatë se Messi ka një plan për të mposhtur Ronaldon në garën për çmimin individual, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se ai është i vendosur për të shkëlqyer në Kampionatin Botëror, ku shpreson t’i siguroj Argjentinës triumfin e parë që nga viti 1986.
Messi madje raportohet se refuzon t’i vë fajin Barcelonës për eliminimin e tmerrshëm nga Liga e Kampionëve. 30-vjeçari supozohet se fajëson hierarkinë e klubit për këtë dështim.
Messi mendon se Barcelona ka nevojë për një ndryshim madhështor në klub pavarësisht transferimeve të yjeve si Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok