Lionel Messi i pakënaqur me planet e Barcelonës për janar

08:37 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Ikona e Barcelonës, Lionel Messi thuhet se është i pakënaqur me planet e klubit për transferime në merkaton e muajit janar.

30-vjeçari sigurisht e meriton të jap opinionin e tij duke marrë parasysh atë që i ka ofruar klubit në 16 vitet e kaluara duke shënuar 525 gola pas 607 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet brenda të cilave ka siguruar trofe të ndryshëm, transmeton portali arbresh.info.

Derisa po hyn në fazat e fundit të karrierës së tij, ai sigurisht dëshiron të dijë se çfarë ka ndërmend gjiganti katalunas për të bërë në mënyrë që të qëndrojë kompetitiv dhe sipas raporteve të ndryshme duket që Messi ka mendimin e tij rreth kësaj çështje.

Bazuar në ‘Don Balon’, ai nuk është i impresionuar me mundësinë e arritjes së talentit të ri të Gremios, Arthur, në merkaton e muajit janar si një alternativ e mesfushorit kreativ të Liverpoolit, Philippe Coutinhos.

Por, kush mund ta fajësojë atë. Njëri nga problemet madhështore nga perspektiva e Barcelonës është çmimi, pasi eksperti Gullem Balague mohon thashethemet që Coutinho mund të kushtoj 140 milionë euro, sipas ‘Sky Sports’, por ajo mbetet figura që vazhdon të përmendet nga mediat katalunase, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, nuk duhet mohuar diferenca ndërmjet dy shënjestrave të raportuara. Njëri është talenti dhe e ardhmja e tij që ka impresionuar të gjithë në vendin e tij derisa ylli tjetër 25 vjeçar tashmë ka arritur në nivelin e duhur, gjë që duket çdo javë në paraqitjet e tij në Premierë Ligë.

Coutinho ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar tetë asistime brenda 17 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet deri tani këtë sezon derisa vazhdon të luaj një rol fondamental për “Redsat” pavarësisht thashethemeve rreth të ardhmes së tij.

Në rast se këto raporte janë të vërteta, është e vështirë për tu mos pajtuar me Messin rreth alternativës së Barcelonës./arbresh.info/

Të ngjashme