Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se është i përgatitur që klubi i tij të shes mesfushori Andre Gomes nëse vjen oferta e duhur para mbylljes së merkatos së transferimeve.
Gomes ka bërë vetëm katër paraqitje si startues te skuadra në La Liga nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes këtë sezon pas pretendimeve që nuk i përshtatet stilit të lojës së Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Ai është kërkuar për transferim larg nga Camp Nou, ndërkohë që Valverde synon të zvogëlojë skuadrën pas arritjes së Philippe Coutinhos dhe Yerry Minas.
Gomes deri tani ka arritur t’i shmanget derës së largimit nga e cila tashmë kanë kaluar yjet si Javier Mascherano, Rafinha dhe Arda Turan.
Sidoqoftë, raportet e fundit nga Spanja pretendojnë se atij do t’i lejohet largimi dhe Messi do të jetë i lumtur përfundimisht me shitjen e tij nga Barcelona.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Messi ka dhënë dritën e gjelbër që Gomes të largohet në rast se shtrohet një ofertë e duhur për reprezentuesin portugez.
Gomes ka qenë shënjestër e klubeve si Tottenhami dhe Juventusi në të kaluarën./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...