Lionel Messi duket se ishte i fokusuar në prag të miqësores së Argjentinës ndaj Brazilit në Melbourne të premten.
Ylli i Barcelonës është fotografuar gjatë stërvitjeve në ‘Melbourne Cricket Ground’ të enjten me të gjithë skuadrën e Argjentinës që po luftonin kushtet e ftohta në Australi, transmeton portali arbresh.info.
Messi, i cili kishte vendosur duart nën mëngë dhe një shall të hollë rreth qafës, është dashur të luftoj lodhjen si dhe motin e ftohtë gjatë seancës stërvitore ku edhe është fotografuar duke hapur gojën nga lodhja.
Yjet e tjerë të skuadrës si Angel di Maria, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Nicolas Otamendi të gjithë ishin në dispozicion dhe në gjendje të mirë në stërvitje para ndeshjes së ardhshme me Brazilin./arbresh.info
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra