Lionel Messi ka përgëzuar legjendën David Beckham për skuadrën e tij në MLS duke lënë të kuptohet se një ditë madje mund t’i bashkohet atje.
Grupi i pronësisë së Beckhamit me bazë në Miami ka fituar ekskluzivitetin të dielën për krijimin e një klubi në ligën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të lansohet në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Shumë shokë të famshëm të tij kanë uruat atë, përfshirë superyllin Lionel Messi, i cili ka thënë se mund t’i bashkohet në rast se “merr një thirrje” por vetëm “pas disa viteve. Në një video të postuar në rrjete sociale, Messi i dërgoi një mesazh në gjuhën spanjolle legjendës së Manchester United duke i thënë:
“Së pari urime. Dua të uroj më të mirat për ju dhe të gjithë në projektin e ri, rolin tuaj të ri. Ne e dimë, ndoshta pas disa viteve ju mund të më thërrisni”
Megjithatë, sa i përket kohës aktuale, Messi duket i lumtur te Barcelona pas nënshkrimit të super kontratës që i ofron atij 500 mijë funta në javë deri në vitin 2021./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!