Google ADS

Lionel Messi falas në Premierë Ligë

14:59 | 2 Mars 2017
Arbresh Info

Lionel Messi mund të nënshkruaj me një klub në Premierë Ligë falas gjatë muajit janar.

E ardhmja e ikonës së Barcelonës në Spanjë do të jetë në dyshime pas vendimit tronditës nga trajneri Luis Enrique për tu larguar nga klubi në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Asnjë progres nuk është bërë nga babai i Messit, Jorge, në përpjekjet e tij për t’i siguruar djalit të tij një kontratë të re. Kjo do të thotë se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave mund të nënshkruaj kontratë paraprake me ndonjë klub në Angli gjatë vitit të ardhshëm.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe eksperti i futbollit spanjoll Grahaam Hunger për ‘BBC 5Live’.

“Gjendja e kontratës së Leo Messit do të thotë se ai mund të nënshkruaj falas me këdo në muajin janar”, tha ai.

“Asnjë klub nuk duhet të lejojë një futbollist të shkëlqyer të ketë një situatë të tillë rreth kontratës”

“Babai i Messit është njëri që negocioi rreth kontratës së tij dhe u largua për në shtëpi pa asnjë progres javën e kaluar”

Kontrata e fituesit për herë të pestë të Topit të Artë skadon më 30 qershor./arbresh.info

Të ngjashme