Lionel Messi ka kërkuar shkarkimin e një lojtari pas disfatës së parë sezonale mbrëmjen e kaluar që Barcelona pësoi ndaj Espanyolit.
Ernesto Valverde luajti me një skuadër të fuqishme ndaj rivalit të tyre në çerekfinale të Kupës së Mbretit, por lideri i La Ligas nuk arriti të gjej portën pavarësisht dominimit dhe shanseve të mëdha gjatë gjithë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Edhe Messi madje kishte një mundësi të artë për të realizuar nga pika e bardhë pas një ore lojë, por Espanyoli siguroi fitore tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimi.
Reprezentuesi argjentinas thuhet se ishte i frustruar pas humbjes dhe ka kërkuar që një lojtar të mos luaj asnjëherë më për klubin. Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Aleix Vidal është lojtari që Messi dëshiron ta shes.
Raporti shton që trajneri Valverde nuk dëshiron ta shfrytëzojë spanjollin më, veçanërisht pas dështimit për të performuar në ndeshjen ku iu dha një mundësi si startues.
Sugjerohet që ai nuk është kombinuar mirë me bashkëlojtarët e tij dhe nuk ka krijuar ndonjë shans për sulmuesit. Messi beson që Sergi Roberto, i cili ishte duke luajtur një rol më të thellë, ka pasur një ndikim më të madh.
Barcelona do të ketë shans për rikthim nga disfata e tyre në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas dy javëve./arbresh.info/
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...