Lionel Messi nuk duhet të krahasohet me yjet si Diego Maradona dhe Ronaldinho sepse ai është shumë larg nga të dy.
Kështu mendon analisti në ‘BBC Sport’ dhe ish mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, transmeton portali arbresh.info.Messi dhe rivali i tij Cristiano Ronaldo shpesh janë pjesë e debatit se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Shumica vendosin yjet si Maradona dhe Ronaldinho së bashku dhe ndoshta edhe para dyshes sepse ata kanë fituar Kampionatin Botëror gjatë karrierave të tyre.
Por, Ferdinand nuk mendon se fitorja e Kampionatit Botëror është e nevojshme për tu vlerësuar si njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave.
“Jo [atij nuk i duhet të fitoj Kampionatin Botëror për të vërtetuar vetën]”, ka thënë Ferdinand për Lionel Messin. “E argumentoj me shokët e mi këtë gjatë gjithës kohës”
“Unë e shoh këtë në këtë mënyrë: madhështia e qëndrueshme mposhtë madhështinë për një periudhë të shkurtër kohore. Duhet ta bëjë”
“Puna që bëri gjatë 11, 22 viteve, unë mendoj se është më e madhe se çdo gjë tjetër”
“Para Ronaldinhos apo gjatë tri viteve në Barcelonë, Maradonas në Kampionatin Botëror dhe pak sezoneve të tij Napoli”
“Ju nuk mund t’i krahasoni ata me lojtarët si Messi dhe nuk mund të shkoni tutje madje as me Cristianon”
Me golin kundër Nigerisë, Messi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar si një adoleshent, në të njëzetat e tij dhe në vitet e tridhjetat në Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...