Google ADS

Lionel Messi e sheh kontratën të mbaruar me Barcelonën, mungon në stërvitje

13:10 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është i gatshëm për aventurën e radhës pas dy dekadave në “Camp Nou”.

Pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich-u, ‘Pleshti’ ka vendosur të largohet dhe këtë e ka dëshmuar dje duke mos u paraqitur në testet për koronavirus, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, sot (e hënë) gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka munguar edhe në stërvitje.

Sipas Goal, Messi e konsideron kontratën me Barcelonën të mbaruar, andaj nuk ishte i pranishëm sot në stërvitje.

Sidoqoftë, Barcelona është duke provuar ta mbajë lojtarin në skuadër dhe ta largojë vetëm nëse paguhet klauzola e 700 milionë eurove, klauzola e cila thuhet se ka skaduar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme