Lionel Messi e quan të “jashtëzakonshëm” Francesco Tottin

20:46 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Lionel Messi ka lavdëruar Francesco Tottin pasi legjenda e Romas luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin në Serie A të dielën.

Totti i dha fund 25 sezoneve të kaluara te Roma në skuadrën kryesore pas fitores 3 me 2 ndaj Genoas, transmeton portali arbresh.info.

“Ju jeni i jashtëzakonshëm, kapiteno! Ju uroj më të mirat në fazën tjetër të jetës tuaj Francesco Totti”, shkruan reprezentuesi argjentinas në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Gjatë karrierës së tij të mahnitshme, Totti ka shënuar 307 gola brenda 786 paraqitje në të gjitha kompeticionet./arbresh.info

https://www.facebook.com/LeoMessi/posts/1836236543062598:0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme