Lionel Messi e ka pranuar se i mungon rivaliteti në fushë me sulmuesin Cristiano Ronaldo.
Dyshja nuk janë përballur me njëri-tjetrin qysh pasi Ronaldo u largua nga Real Madridi për transferim në Juventus verën e kaluar dhe Messi ka zbuluar se dëshironte që rivali i tij i vjetër të qëndronte në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Ai pretendon se rivali i El Clasicos i ka dhënë një avantazh më të madh me përfshirjen e tij në të kaluarën.
“Unë doja që ai të vazhdonte në Real Madrid”, ka thënë Messi në një intervistë për RAC1.
“Ai i jepte një plus rivalitetit në Clasico dhe La Liga”
“Real Madridi do të vazhdojë të sfidojë sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë, por unë tashmë e ka thënë se skuadra do të ndjente mungesën e tij për atë që kishte dhe skuadra do ta vërente”
“Por, ata kanë shumë lojtarë që ju lejojnë atyre të luftojnë për çdo titull dhe ata kanë shumë histori”
Messi dhe Messi janë parë për herë të fundit duke qeshur dhe buzëqeshur me njëri-tjetrin gjatë shortit të Ligës së Kampionëve në muajin gusht.
Ronaldo e pranoi se i mungon gjithashtu rivaliteti që kishin mes tyre dhe madje e ftoi për darë Messin./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...