“Lionel Messi duhej ta fitonte Topin e Artë, jo Cristiano Ronaldo”

10:24 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Futbolli është i gjithi me opinione dhe James Horncastle beson se Lionel Messi duhet ta kishte fituar Topin e Artë këtë vit.

Superylli i Portugalisë dhe Real Madridit fitoi sigurisht çmimin mbrëmjen e së enjtes duke barazuar rekordin e rivalit të tij – Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.

Duke marrë parasysh që siguroi titullin në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe UEFA Superkupën, fituesi i çmimit individual thuajse ishte i ditur këtë vit.

Megjithatë, gazetari i futbollit evropian dhe eksperti i ‘BBC’, James Horncastle, në një video të cilën mund ta shikoni më poshtë, ka theksuar performancat e Messit në Bernabeu kundër Real Madridi dhe super hat-trick’un e tij për Argjentinën që i siguroi atyre kualifikimin në Kampionatin Botëror duke shtuar se këto janë dy arsye madhështore pse ai duhet ta fitonte këtë.

Do të ishte befasi nëse ylli argjentinas lihet anësh vitin e ardhshëm duke marrë parasysh mënyrën se si ka startuar sezonin, por Ronaldo e meritoi çmimin këtë herë./arbresh.info/

https://twitter.com/5liveSport/status/938879039565053952

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme