Lionel Messi do të shpallet të hënën e ardhshme si fituesi i Topit të Artë.
Këtë e ka siguruar edhe gazetari i mirënjohur i Sky Sports, Matteo Moretto, që shprehet i bindur se argjentinasi tashmë është njoftuar për këtë gjë.
Ylli 34-vjeçar e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe ky vlerësohet si një nga arsyet se pse ai do ta marrë këtë çmim, derisa ishte edhe golashënuesi më i mirë në La Liga në edicionin e kaluar dhe fitoi Kupën e Mbretit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është në rivalitet të madh me Jorginhon e Chelseat që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, dhe me Robert Lewandowskin që ishte golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fitoi Bundesligën me Bayern Munichun.
Por, Moretto ka thënë se ‘La Pulga’ do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do e pranojë Topin e Artë të shtatë në karrierë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...