Lionel Messi do të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediumit ‘El Mundo’ për zbulimin e detajeve të kontratës së tij të Barcelonës.
Gazeta spanjolle zbuloi në mënyrë të bujshme detajet e kontratës marramendëse të Messit, duke pretenduar se ai fiton 555,237,619 euro në katër sezone nëse plotësohen një seri kushtesh .
Marrëveshja e tij katër-vjeçare në Camp Nou përfshinte një bonus nënshkrimi prej 115,225,000 eurosh për pranimin e rinovimit fillestar dhe një bonus të madh besnikërie prej 77,929,955 eurosh.
Përveç këtyre fitimeve, u publikuan edhe detaje tjera me bonuse të mëdha për fitimin e trofeut në La Liga, Ligën e Kampionëve, si dhe Topin e Artë.
Raportet sugjerojnë se Messi është i zemëruar me zbulimin ndërsa shton se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po përgatit veprime ligjore kundër gazetës.
Ndryshe, marrëveshja aktuale e Messit skadon në fund të sezonit me 33-vjeçarin të lidhur me një lëvizje në Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...