Lionel Messi insiston se do dëshironte që Neymar të rikthehej te Barcelona, por pranon se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Braziliani u largua vitin e kaluar nga Camp Nou për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro dhe tani është shënjestër për transferim e Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Por, Messi ka pranuar se do të ishte i kënaqur nëse do të ekzistonte një shans për klubin katalunas që të ri-nënshkruaj me të.
“Sigurisht, nëse do të ishte e mundur, unë do doja rikthimin e Neymarit”, ka thënë Messi për ‘Mundo Deportivo’.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe posedimi i tij sërish do të ishte fantastike. Të them të drejtën, unë e shoh shumë të vështirë për të imagjinuar që kjo do të ndodhë, por nëse do të varej nga unë, do të ishte e mrekullueshme”
Neymar është përfolur rreth një transferimi sensacional te rivali i tyre i përbetuar dhe kur Messi është pyetur rreth kësaj mundësi, ai shtoi:
“E vërteta është që nuk do doja që ai të shkoj në Real Madrid”
Messi ka pasur një raport të mrekullueshëm me brazilianin gjatë katër vite që kanë luajtur së bashku./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...