Ernesto Valverde zhvilloi seancën e parë të tij stërvitore si trajner i Barcelonës në mungesë të një numri të madh yjesh.
Dyshja në sulm Lionel Messi dhe Neymar, përfshirë edhe yjet e tjerë si Sergio Busquets, Andres Iniesta, Jordi ALbas dhe Gerard Piques munguan në këtë seancë stërvitore, transmeton portali arbresh.info.
Messi, Neymar, Pique dhe Arda Turan ishin në Tokio për të promovuar sponsorin Rakuten, ndërsa Busquetes, Denis Suarez, Iniestas, Albas, Lucas Dignes dhe Samuel Umtitit iu është dhënë më shumë pushim për shkak të detyrës së tyre me skuadrën kombëtare.
Marc Andre ter Stegen dhe Andres Gomes, të cilët ishin pjesë e Kupës së Konfederatave, përmbyllin listën e lojtarëve të profilit të lartë që munguan.
Barcelona është duke u përgatitur për turneun e ndeshjeve parasezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të luajnë ndeshjen e parë me Juventusin në New Jersey më 23 korrik./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...