Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë shkaktuar probleme për Mohamed Salahn dhe superyllin tjetër Harry Kane.
Kështu beson Robbie Fowler, i cili thekson se dyshja në Premierë Ligë tani janë duke u krahasuar padrejtësisht me superyjet e Barcelonës dhe Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Salah ka shënuar 44 gola brenda 52 ndeshjeve sezonin e kaluar. Ai ka arritur të realizoj vetëm tri këtë edicion brenda të gjitha kompeticioneve.
Ndërkohë, Kane është duke pasur gjithashtu një edicion mjaftë të varfër para portës. Sensacioni i Tottenham Hotspurit ishte si Salah gjatë sezonit 2017/18. Ai ka shënuar 41 gola brenda 48 ndeshjeve, por deri tani ka realizuar vetëm gjashtë brenda 10 paraqitjeve.
Messi dhe Ronaldo kanë regjistruar statistika sensacionale gjatë karrierës së tyre. Messi ka shënuar 574 gola brenda 560 ndeshjeve, ndërsa Ronaldo ka shënuar 577 gola brenda 772 ndeshjeve.
Ish futbollisti anglez, Flowler thotë se është thuajse e pamundur për çdo lojtar që të arrijë atë që kanë bërë Messi dhe Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
“Problemi është se ata të dy e kanë vendosur vetën në grupim me Messin dhe Ronaldon duke iu afruar nivelit të golave për ndeshje të shënuara sezonin e kaluar”
“Po, kjo është e paqëndrueshme për çdo lojtarë vetëm në qoftë se luan për Barçën ose Madridin, me një skuadër në një nivel ndryshe nga diku tjetër”
“Do të jetë mjaftë interesante për të parë se çfarë Ronaldo do të bëjë në vazhdim të sezonit tani që është në Juve”
“Besoj se nuk do të shënojë çdo gol për ndeshje dhe jo vetëm për shkak se është duke u bërë më i vjetër”
“Nuk jam duke e thënë në veçanti për çdo lojtarë, por nëse flasim në përgjithësi, unë mendoj se ju nuk mund të krahasoni dikë me këta dy lojtarë”
“Salah do të shënojë gola këtë sezon. Nëse nuk shënon 45, atëherë kjo do të thotë se ai është një lojtar i keq, vetëm sepse gjërat nuk janë në nivel. Ngjashëm është edhe me Kanen”
Ndërkohë, Lionel Messi nuk është në aksion në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e martë) mes Argjentinës dhe Brazilit.
Gjiganti nga Amerika e Jugut do të përballet më vonë edhe me Arabinë Saudite, por superylli i tyre nuk do të jetë në dispozicion.
E ardhmja e tij te skuadra kombëtare vazhdon të mbetet e dyshimtë qysh pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Rusi./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...