Lionel Messi dëshiron që Barcelona të startoj me Arthur Melon në ndeshjen këtë vikend kundër Real Sociedadit, diçka që mund të bëjë që Ousmane Dembele të mbetet në bankinë.
Siç raporton ‘Don Balon’, Messi dhe bashkëlojtarët e tij mendojnë që qëndrimi i brazilianit jashtë fushës nuk është lëvizje e duhur dhe startimi i Arthurit në mesfushë do të bënte që Philippe Coutinho të kalonte në front, transmeton portali arbresh.info.
Sipas gazetës së lartpërmendur, në rast se Coutinho luan në sulm atëherë vendi i Dembeles në skuadrës startuese do të sakrifikohej, diçka që padyshim nuk do t’i përshtatej aspak francezit.
Pasi siguroi më në fund pozitën e rregullt në formacionin startues te Barcelona këtë sezon, largimi nga njëmbëdhjetësha startuese për një lojtari si Arthuri do të ishte një goditje e madhe në besimin e anësorit.
Francezi shënoi dy gola brenda katër ndeshjeve të Barcelonës në të gjitha kompeticioneve këtë sezon dhe njëra prej golave të 21-vjeçarit i siguroi gjigantit katalunas fitoren e Superkupës së Spanjës kundër Sevillas.
Arthur Melo është padyshim një lojtar i talentuar, megjithatë futja e tij në formacionin startues të Barcelonës do të dëmtonte besimin e reprezentuesit francez për të vazhduar tutje.
Nëse Barcelona përfundon duke e dëgjuar Messin dhe lë në bankinë Dembelen për Arthurin, kjo mund t’i shkaktoj më shumë dëme skuadrës sesa të mira./arbresh.info/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...