Lionel Messi konsiderohet si njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe nuk është befasi që ka ndikim të madh në skuadër.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, argjentinasi ka bllokuar transferimin e një tjetër lojtari te Barcelona në mënyrë që të sigurohet se shokut të tij të ngushtë, Javier Mascheranos, t’i dhurohet kohë e mjaftueshme në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur thotë se Inigo Martinez i Real Sociedadit kishte paketuar çantat e tij për transferim në Camp Nou kur Messi intervenoi duke shprehur mos kënaqësinë e tij rreth transferimit të mundshëm me frikën që kjo do t’i kushtonte Mascheranso.
Ata pretendojnë që trajneri Ernesto Valverde dëshironte të sjellte mbrojtësin te gjiganti katalunas por Messi insistoi që kjo mos të ndodhë.
Kapiteni i Argjentinës dëshiron që Mascherano të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshje dhe zhvillimin e vendit të tij në Kampionatin Botëror në Rusi vitin e ardhshëm.
Ish lojtari i Liverpoolit ka bërë mbi 200 paraqitje te Barcelona qysh pas transferimit në vitin 2010, por tani nuk pëlqehet nga Valverde, i cili me vështirësi shfrytëzon 30-vjeçarin./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...