Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është bërë futbollisti i dytë miliarder në botë.
Sipas Forbes, 33-vjeçari ka fituar më shumë se një miliardë euro, duke ndjekur hapat e rivalit Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu argjentinasi është lojtari më i paguar në vitin 2020, derisa ka fituar 98 milionë euro këtë vit.
Në pozitën e dytë, ndodhet portugezi me 91 milionë euro, kurse në pozitën e tretë ndodhet kapiteni i Brazilit, Neymar me 75 milionë euro.
Këta janë top 10 lojtarët më të paguar në vitin 2020:
1.Lionel Messi – 98 milionë euro
2.Cristiano Ronaldo – 91 milionë euro
3.Neymar – 75 milionë euro
4.Kylian Mbappe – 33 milionë euro
5.Mohamed Salah – 29 milionë euro
6.Paul Pogba – 26.4 milionë euro
7.Antoine Griezmann – 25.6 milionë euro
8.Gareth Bale – 22.5 milionë euro
9.Robert Lewandowski – 21.7 milionë euro
10.David de Gea – 21 milionë euro./arbresh.info.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...