Pas shkëlqimi në formë huazimi te Interi sezonin e kaluar, Rafinhas thuhet se do t’i ipet shansi që të ketë një rol më të spikatur në Barcelonë këtë vit.
Shenjat e para janë premtuese pasi 25-vjeçari ka shënuar në fitoren 3 me 0 të Barcelonës ndaj Boca Juniors për Trofeun Joan Gamper mbrëmjen e së mërkurës derisa vazhdon përpjekjet për të treguar vlerën e tij te klubi katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Pas vështirësive për të gjetur kohë në fushë sezonin e kaluar dhe lëndimeve të shumta, ai zgjodhi t’i bashkohet Interit përkohësisht dhe ishte figurë kryesore e skuadrës së Luciano Spallettit që me sukses arriti kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Edhe pse është pritur nga të gjithë që gjiganti italian të finalizoj marrëveshjen këtë verë në formë të përhershme me lojtarin, transferimi në San Siro nuk u realizua dhe Rafinha u rikthye te Barcelona këtë verë.
Tani, siç raporton ‘Don Balon’, Lionel Messi ka dhënë aprovimin e tij për t’i dhënë një rol startues në Camp Nou, lëvizje që do t’i zgjidh klubit problemet në mesfushë.
Po ashtu, Ernesto Valverde është i gatshëm për t’i dhënë atij më shumë minuta në fushë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...