Lionel Messi afër Inter-it, blen apartament në Milan

16:21 | 11 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka blerë shtëpi afër stadiumit të Inter-it në Milan.

Sipas SportMediaset, argjentinasi ka blerë shtëpi në Milan, afër babait të tij, Jorge, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se lojtari është shumë i informuar për “Neurazurët” dhe edicionin e ardhshëm mund të luajë për ta.

Gjithashtu ka raportime se babai i lojtarit që disa javë është në Milan për disa arsye, të cilat ende nuk dihen.

Mbetet të shihet nëse do ndodh ky transferim, i cili mund të shokonte të gjithë dhe do ta rikthente rivalitetin e madh me Cristiano Ronaldo-n./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme