Google ADS

Lionel Messi, 600 paraqitje te Barcelona

19:59 | 4 Nëntor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi do të bëjë paraqitjen e tij të 600-të te Barcelona në ndeshjen e së shtunës në Camp Nou kundër Sevillas.

Messi bëhet futbollisti i tretë që ka arritur këtë shifër së bashku me ish bashkëlojtarin Xavi Hernandez dhe kapitenin aktual Andres Iniesta, që kanë nga 767 dhe 642 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/926879585928609792

Që nga debutimi i tij, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka fituar gjithsej 425 ndeshje si dhe ka testuar disfatën brenda vetëm 69 ndeshjeve.

Ai ka fituar 30 trofe gjatë kohës te Barcelona, përfshirë tetë tituj në a Liga dhe katër në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

https://twitter.com/brfootball/status/926884310077947904

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme