Jesse Lingard ka zbuluar se Ronaldinho e kishte këshilluar atë ta shijojë futbollin, gjë që ai thotë se i ka ndihmuar të mbetet pozitiv edhe kur ka kaluar nëpër disa momente të vështira në karrierën e tij me Manchester Unitedin.
Anglezi Jesse Lingard u promovua nga akademia e Manchester Unitedit në ekipin e parë në vitin 2011 dhe që nga atëherë ai ka arritur t’i bëjë 183 paraqitje për “Djajtë e kuq” në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, mesfushori ofansiv nuk u bë i rregullt në formacionin e parë të Manchester Unitedit brenda natës, pasi që ai kishte kaluar periudha i huazuar në Leicester, Birmingham dhe Derby para se ta fitonte vendin në Old Trafford në sezonin 2015/16.
Lingardi i ka ndihmuar Manchester Unitedit t’i fitojë katër trofe të mëdha, përfshirë këtu FA Cup dhe Ligën e Evropës, përderisa e ka fituar një vend edhe në skuadrën e Anglisë.
Megjithatë, 26-vjeçari është kritikuar gjatë kohës së fundit se nuk po arrin ta përmbushë potencialin që e kishte shfaqur më parë.
Ai nuk ka qenë titullar në një ndeshje të Premierligës që nga fundi i tetorit, mirëpo u kthye në formacionin e parë të Ole Gunnar Solskjaer si kapiten në disfatën e Ligës së Evropës si mysafirë të Astanës në Kazakistan, të enjten.
Përkundër që shpeshherë ka qenë cak i kritikave të shumta këtë vit, Lingardi është mësuar t’i injorojë ato dhe të qëndrojë i lumtur në fushën e lojës, pasi që ishte këshilluar ta bënte një gjë të tillë nga legjenda Ronaldinho.
“Unë e mbaj mend se e takova atë në Amerikë para disa viteve dhe ai më tha: “Pavarësisht se çfarë ndodh, gjithmonë shijoje futbollin, gjithmonë luaj me buzëqeshje në fytyrë”. Që nga atëherë, unë gjithmonë e kam bërë këtë”, ka thënë Lingard.
“Është e çmendur kur i shikon videot e tij, pastaj e takon dhe ai të këshillon. Ti normalisht se i merr parasysh gjithçka që të thotë një legjendë si ai. Të gjithë ëndërrojnë të jenë futbollist dhe ne që e kemi realizuar këtë ëndërr s’mund të mos buzëqeshim”.
“Natyrisht që ti dëshiron t’i fitosh ndeshjet, por edhe kjo pjesa për t’i shijuar ndeshjet është e rëndësishme”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...