Google ADS

Lingard drejt klubit të madh turk

12:03 | 22 Prill 2023
K.B

Mesfushori i Nottingham Forest, Jesse Lingard, raportohet se është drejt largimit nga skuadra angleze.

Lingard, i cili ishte transferuar tek Nottingham nga Manchester Unitedi, kërkon një klub të ri për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Mesfushori sulmuesi tek Nottingham Forest nuk ia ka dal të gjejë formën e duhur, dhe sipas medieve britanike, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Anglisë.

Lingard është në shënjestër të gjigantëve turq Fenerbahce. Sulmuesi, i cili nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon të garave në Premier League, me gjasë gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

Stambolli siç raportohet, do të jetë destinacioni i mundshëm i anglezit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme