Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka thënë se ekipi i tij do të luajë për fitore edhe ndaj Feronikelit, ashtu sikurse luajti ndaj Llapit dhe Prishtinës.
Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale dhe kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në përfundim, tri skuadra luftojnë për titullin kampion.
Lideri Feronikeli pret në shtëpi Dritën në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të dhe një fitore ndaj gjilanasve do t’i ofronte edhe më shumë me titullin, pasi është dy pikë larg Prishtinës dhe Llapit që luajnë nesër (e shtunë) mes vete.
Sipas kapitenit të Dritës, Limani, ekipi i tij do ta respektoj deri në fund kampionatin dhe do të luajë për fitore edhe ndaj drenicasve.
“Drita do të vazhdojë ta respektoj kampionatin deri në fund, ashtu sikur ka bërë deri më tani. Pra, do të luftojmë edhe kundër Feronikelit dhe gjithkujt tjetër”, ka thënë fillimisht Limani.
“Në ditën e ndeshjeve të kaluara, pak çaste para se të fillonte takimi na është premtuar premi, si ndaj Llapit ashtu edhe ndaj Prishtinës”.
“Për ne si futbollistë është e mirëseardhur çdo premi, pasi që është motiv shtesë për të dhënë maksimumin si dhe pozitive për nga ana financiare”.
“Nuk e di nëse do të ketë edhe nesër premia, do të presim që ta kuptojmë, por ne si futbollistë gjithmonë futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë fitore”, përfundoi kapiteni i Dritës.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...