Lille mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Real Madridit nga penalltia e fituar prej Edon Zhegrovës

22:03 | 2 Tetor 2024
K.B

Lille kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë ndaj Real Madridit në kuadër të rrethit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze ia doli të kalonte në epërsi, falë një penalltie të fituar nga Edon Zhegrova në minutën e 45+3-të.

Zhegrova goditi nga gjuajtja e lirë, ndërsa topi përfundoi në dorën e Edouardo Camavingas.

Kështu, në rishikim në VAR, Lilles iu dha penallti.

Jonathan David ishte i sigurt nga pika e bardhë, duke mposhtur Andriy Luninin për 1-0. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme