Google ADS

Lille i Edon Zhegrovës është nikoqir i Real Madridit në Champions League

08:32 | 2 Tetor 2024
D.H

Champions League vazhdon edhe sonte me ndeshjet e ditës së sotme, ku vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e Real Madridit.

Kjo ndeshje do të luhet sot me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do të ketë mundësi të luaj ndaj 14 herë kampionit të Evropës.

Skuadra e tij humbi ndeshjen e parë ndaj Sportingut me rezultat 2-0, ndërsa sonte do të kërkoj rikthimin e madh.

Anësori dardan ende nuk ka realizuar gol në Champions League këtë sezon mirëpo ka qenë vendimtar për kualifikim në kompeticionin më të madh të klubeve.

Zhegrova në katër ndeshjet kualifikuese i ka tri gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme