Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Lille është gati të përfundojë nënshkrimin e Edon Zhegrovës nga Basel.
Zhegrova pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Francës.
22-vjeçari do të bashkohet si zëvendësues i Jonathan Ikone, i cili është transferuar te skuadra italiane, Fiorentina në fillim të këtij muaji.
Ish-lojtari i Genk kishte dy vjet të mbetura në kontratën e tij me klubin zviceran dhe Lille ka paguar një tarifë prej 7 milionë euro për mesfushorin e krahut të djathtë, i cili ka 4 gola dhe 6 asistime këtë sezon.
Shtypi zviceran kishte raportuar gjithashtu se ai ishte nën radarin edhe të skuadrës tjetër franceze, Olympique Lyon./Arbresh.info
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të