Andi Lila nuk e ka fshehur entuziazmin dhe dëshirën për rezultat pozitiv nga këto dy sfida.
Pavarësisht se e thekson faktin që është fat të luash ndaj kombëtareve si Spanja dhe Italia, Andi Lila nuk e ka fshehur entuziazmin dhe dëshirën për rezultat pozitiv nga këto dy sfida.
“Është fat i madh për brezin tonë që na qëlloi të luanim ndaj dy skuadrave kampione të botës. Çdo lojtar i ka ëndërr ndeshje të tilla, sepse nuk luan dot përditë me lojtarë nga më të mirët në botë. Në ndeshjen e parë luajtëm mirë taktikisht deri në momentin e pësimit të golit, sepse Spanja ka individë që bëjnë diferencën në çdo moment. Spanja ka lojtarët më të mirë, por ne gjithmonë do të dalim në lojën tonë, sepse çdo minutë në Kombëtare nuk përsëritet sepse është fat të luash ndaj Spanjës dhe Italisë dhe të bësh gjëra pozitive.”
Të flasësh për rezultat përballë Spanjës nuk është utopi dhe mbrojtësi 31-vjeçar po pret me padurim sfidën në Alikante.
“Në çdo ndeshje, jo vetëm me Spanjën, çdo lojtar duhet të japë 200 për qind. Si në ndeshje të tjera me ekipe të forta. Spanja është ndër ekipet më të forta se ka qenë kampione bote dhe Europe. Nevojiten të gjithë komponentet lart për rezultat. Ne do të bëjmë më të mirën për të dalë nga fusha me kokën lart. Edhe Spanja si ndeshjet e tjera vlen tre pikë. Edhe lojtarët vetë e presin me shumë dëshirë këtë ndeshje të madhe dhe trajneri po e përgatit shumë mirë dhe shumë qetë. Presim me padurim të premten që të luajmë”, u shpreh Andi Lila, shkruan “Top Channel”.
Me pozitivitetin që e karakterizon, Andi Lila është optimist se Shqipëria do të arrijë të marrë rezultat në dy ndeshjet e fundit, madje parashikon fitore përballë Italisë në “Loro Boriçi”.
“Një pikë? Mendoj që në Shkodër mund të marrim tre pikë. Por, ne do të hyjmë në fushë të japim maksimumin. Siç e dinë të gjithë do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por nuk do të jemi inferiorë ndaj askujt. Nuk kemi çfarë të humbasim. Personalisht jam optimist se do të marrim rezultat, madje tre pikët e plota ndaj Italisë, për të shkruar historinë se kemi fituar përballë një kampioni të botës. Ne kemi tifozët më të mirë. e treguam në europian se kush ishim dhe ndryshuan opinion për ne si popull. Kur hyj në fushë mundohem të jap 20 për qind edhe për tifozët. Ata na kanë mbështetur gjithmonë në çdo moment dhe i jam shumë mirënjohës. Do ti thosha të vazhdojnë me këtë rritëm sepse janë më të mirët”, tha Lila.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...