“Më ofruan një kontratë trevjeçare dhe të gjithë filluan të përloteshin kur i thashë jo, edhe presidenti apo edhe unë e familja ime, se ndahemi pas 5 vite e gjysmë atje”..
Andi Lila nuk do të kthehet më te PAS Janina, edhe pse e ka cilësuar vetën si në ‘shtëpinë’ e tij të dytë të klubi grek.
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka zbuluar se ka refuzuar edhe një tentativë të fundit të këtij klubi për ta mbajtur në radhët e tij.
“Faktikisht është pak e veçantë se kthehem sot (dje) nga Janina. Unë përveç marrëdhënieve sportive, ndërtoj edhe marrëdhënie sentimentale me njerëzit”.
“Më ofruan një kontratë trevjeçare dhe të gjithë filluan të përloteshin kur i thashë jo, edhe presidenti apo edhe unë e familja ime, se ndahemi pas 5 vite e gjysmë atje”.
“I dhashë fund për një eksperiencë tjetër, se mendoj të provoj veten, shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur. Unë fillimisht shoh anën sportive, pastaj financiare, shpresoj që të bëj më të mirën. Stërvitem si fëmijë, jam 31 vjeç dhe futbolli është jeta ime, kam investuar për të që fëmijë”, tregoi Lila në një intervistë për “SuperSport”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...