Në Ligue 1 në Francë nuk do të ketë revolucion gjatë sezonit të ardhshëm. Kampionati elitar në Francë edhe në sezonin 2020-2021 do të vazhdojë të jetë me 20 skuadra.
Për shkak të mbylljes së parakohëshme të këtij sezoni për shkak të COVID-19, fillimisht u vendos që të mos binte asnjë skuadër nga kategoria dhe sezoni i ri të i Ligue 1 të ishte me 22 skuadra.
Por me një komunikatë në faqen zyrtare liga franceze e futbollit ka bërë me dije se në asamblenë e mbajtur këtë të martë është vendosurme shumicë të votave që formati aktual të mos ndryshojë.
Në këtë pikë nuk dihet çfarë do të ndodhë me kërkesat e Toulouse dhe Amiens që dëshironin të luanin në elitë edhe sezonin e ardhshëm.
Këto dy skuadra me shumë gjasa do të rrëzohen nga kategoria për t’i bërë vend dy ekipeve që u renditën të parat në Ligue 1, Lorient dhe Lens.
Për Toulouse dhe Amiens nuk mbetet gjë tjetër veçse ta apelojnë vendimin e ligës franceze të futbollit në komisionet përkatëse të federatës franceze të futbollit./Express
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit