Bastien Toma mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Sioni dhe Superliga e Zvicrës për një kampionat më të madh.
Mesfushori nga Kosova që ka shkëlqyer në kampionatin zviceran në vitet e fundit ka dy oferta të rëndësishme, një nga Serie A dhe një tjetër nga Ligue 1.
20-vjeçari po futet në vitin e fundit të kontratës me Sionin e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe klubi zviceran do ta shes për të fituar nga largimi i tij.
Dy skuadrat e mëdha, Monaco dhe Atalanta janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin qendror.
Toma është ndjekur që një kohë të gjatë nga skautët e dy klubeve të cilat raportohet se kanë dorëzuar ofertat e tyre te Sioni.
Le10sport raporton se Monaco ka ofruar një shumë mbi tre milionë euro për lojtarin, por nuk dihet nëse oferta e Atalantës është më e lartë.
Në anën tjetër mediat zvicerane kanë raportuar se interesim për kosovarin ka edhe nga klubet gjermane.
Reprezentuesi i Zvicrës U-21 ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me Sionin në vitet e fundit, ndërsa këtë edicion nga 22 paraqitje ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.
Largimi i tij nga Sioni në verë është i sigurt, por mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Toma, Monacon apo Atalantën.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...